Digjet vetura e policit në Pejë, dyshohet se janë kapur autorët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës.

Persona të panjohur kanë djegur vetyrën e një zyrtari policor.

IndeksOnline mëson se vetura e djegur është e policit Endrit Hajdarit.

IndeksOnline mëson nga burimet e saj se dyshohet se janë kap autorët ngase tek disa kalimtarë është vërejtur aromë e benzine duke i bërë të dyshimtë se janë të përfshirë në rastin e djegies së veturës së policit.

IndeksOnline është në pritje të një përgjigje nga policia e Kosovës në lidhje me rastin në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *