Gazetari mitrovicas, Gazmend Syla i jep fund rrugëtimit 17-vjeçar në Klan Kosova
Gazetari i njohur nga Mitrovica, Gazmend Syla, njëri nga emrat më të spikatur të gazetarisë në vend, ka njoftuar largimin e tij nga televizioni Klan Kosova, pas një rrugëtimi profesional që zgjati 17 vjet.
Përmes një mesazhi publik, Syla ka shprehur mirënjohje dhe krenari për mundësinë që iu dha të ishte pjesë e Klan Kosovës për gati dy dekada, duke theksuar se shpreson t’i ketë dalë hakut besimit të dhënë ndër vite.
Ai ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe kolegët që ishin pjesë e këtij udhëtimi profesional, si dhe drejtuesit të cilët në janar të vitit 2009 e ftuan t’i bashkohej këtij mediumi, një ofertë që, sipas tij, rezultoi vendimtare dhe e çmuar për karrierën e tij.
Në fund, Syla ka shprehur falënderim të veçantë ndaj Zotit për bekimet dhe mundësitë e dhëna gjatë gjithë kësaj periudhe.














Leave a Reply