Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic – dërgohet në Emergjencë
Orët e mbrëmjes së sontme për pak sa nuk ishin të fundat për një grua nga Mitrovica, njofton eksluzivisht “Mitropol”.

Ajo u gjet pak para se të mbytej në ujë tek ura e re për vetura mbi lumin Ibër.
”Mitropol” mëson se bëhet fjalë për një grua të moshës 50 vjeçare me inicialet F.R.
Mitrovicasja u gjet pa vetëdije, por u rikthye në jetë falë intervenimit të ekipit të QKMF-së së Mitrovicës dhe Policisë.

50 vjeçarja u nxorr nga uji dhe u dërgua me auto-ambulancë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm.
Sipas arsyetimit, e njejta siç mëson ekskluzivisht Portali lokal i Mitrovicës “Mitropol” ka deklaruar se ka rënë në ujë pasi i ka rrëshqitur këmba.













Leave a Reply