Ngrica në disa segmente rrugore në Komunën e Skenderajt, Lushtaku njofton se ka filluar mirëmbajtja dimërore: Iu bën apel shoferëve për kujdes

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar se me rënien e temperaturave dhe paraqitjen e ngricave në disa segmente rrugore, kanë filluar mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në disa zona më të rrezikuara të komunës së tyre.

Ai ka njoftuar se ekipet e tyre janë në terren për të garantuar qarkullim të sigurt për qytetarët, shkruan lajmi.net.

“Ftoj pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar, respektim të rregullave dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës”, ka njoftuar Lushtaku. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *