Kamioni godet për vdekje një këmbësore në Prizren

Një këmbësore është goditur për vdekje sot në Prizren.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Faton Alija.

Alija ka thënë se viktima është goditur nga një kamion ku si pasojë e plagëve të marra e njëjta ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 13:00 një aksident ka ndodhur në afërsi të KEDS-it në Prizren. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një këmbësore – për pasojë kombësorja femër ka vdekur nga lëndimet e marra. Shoferi i kamionit është ndalur nga Policia, hetimet dhe veprimet tjera për këtë aksident janë duke vazhduar”, ka deklaruar Alija. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *