
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se i kanë realizuar pagesat ndaj Trafikut Urban sapo iu janë alokuar mjetet nga Ministria e Financave.
Ai ka thënë se nga nesër rikthehet shërbimi për qytetarët, të cilëve iu ka kërkuar ndjesë për shqetësimet dhe i ka falënderuar për mirëkuptimin, shkruan lajmi.net.
“Punëtorëve të Trafikut Urban u shprehim mirënjohje të veçantë për korrektësinë dhe për punën e palodhshme që e bëjnë çdo ditë për kryeqytetin tonë. Ju uroj punë të mbarë dhe shëndet!”, ka shkruar Rama.
Trafiku Urban ka njoftuar se nga nesër do të rifillojnë punën e tyre pas nëntë ditësh grevë dhe protesta për shkak të borxhit që Komuna e Prishtinës iu kishte atyre. /Lajmi.net/















Leave a Reply