Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se dje në stacionin policor në Pejë ka pranuar një kallëzim për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në rrugën “Ekrem Berisha” në këtë qytet.

Sipas njoftimit, ankuesja ka raportuar se nga dhoma e saj është vjedhur një sasi ari. Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet.
Pas një pune intensive hetimore, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili ka rezultuar të jetë i mitur. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se ari i vjedhur ishte shitur te një person tjetër.
Në vazhdim të hetimeve, policia ka arrestuar edhe personin e dytë, i cili dyshohet për veprën penale “Blerje apo fshehje e mallrave të përfituara me anë të veprës penale”. Nga i njëjti janë sekuestruar disa sende që ai kishte blerë nga i dyshuari i parë.
Pas intervistimit të të dyshuarve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.











Leave a Reply