
Bedri Hamza ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të parin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në njoftimin e tij në Facebook, Hamza ka falënderuar Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin që udhëhoqën PDK’në.
“Falënderim i veçantë edhe për dy miqtë e mi, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash.”
Përpos Hamzës, ende nuk ka kandidatura tjera zyrtare.
Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit, do të mbahet të hënën.
Hamza ka qenë ministër i Financave dhe kryetar i komunës së Mitrovicës.












Leave a Reply